Rama në Qendrën Shëndetësore Kamëz: “Do të rindërtohen 300 të tilla në 4 vjet”

schedule15:47 - 31 Tetor, 2017

schedule 15:47 - 31 Tetor, 2017

Kryeministri Rama vizitoi Qendrën Shëndetësore Kamëz e cila është rikonstruktuar tërësisht si dhe është pajisur me aparatura të reja mjekësore, duke ofruar edhe shërbimin e urgjencës 24 orë për 100 mijë banorët e zonës. Kryeministri pohoi se plani i Qeverisë është që të rindërtohen rreth 300 qendra të tilla në 4 vitet e ardhshme, me qëllim që spitalet qendrore të lehtësohen nga volumi i punës.

Qendra Shëndetësore Kamëz ishte stacioni i rradhës së inspektimeve të Kryeministrit. Pas rikonstruksionit tërësor dhe pajisjes me aparatura moderne, drejtuesja dhe stafi mjekësor i folën për një transformim rrënjësor të shërbimit që ofrohet për 100 mijë banorët e zonës.
Rama shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, e cila shpjegoi se falë edhe shërbimit 24 orë të urgjencës, qendra synon të shmangë nevojë që pacientët t’i drejtohen për çdo spitaleve qendrore.

Kryeministri pohoi se deri më tani kushtet detyronin që fokusi të ishte te spitalet rajonale, por në 4 vitet e ardhshme – shtoi ai – synohet që këto të lehtësohen nga volumi i punës, duke shtuar numrin e qendrave shëndetësore për trajtimet bazike.
Këto pamje iu shpërndanë medias nga zyra e shtypit pranë Kryeministrisë.

 

https://youtu.be/1xjRH1t4g9s

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!