Rama në Porto Romano: Vendi i mbetjeve do të kthehet në fushë për banorët

schedule16:26 - 13 Qershor, 2018

schedule 16:26 - 13 Qershor, 2018

Kryeministri Edi Rama vizitoi vend-grumbullimin e mbetjeve në Porto Romano një ditë pas protestës së banorëve të zonës banesat e të cilëve janë shumë pranë mbetjeve. Mbyllja e kësaj pike grumbullimi ishte premtimi i kryeministrit.

Një ditë pas protestës së banorëve të Porto Romanos për vend-shkarkimin e mbetjeve të cilat janë fare pranë banesave të tyre, I shoqëruar nga ministri i mjedisit Blendi Klosi, kryeministri Edi Rama vizitoi vend-grumbullimin.

“Të vazhdojmë procesin e bashkëpunimit për mbylljen e kësaj fushe dhe trasformimin në një park të madh të qytetit, ti çojmë mbetjet në impjantin e Tiranës duke llogaritur edhe kostot”.

Për kryeministrin Shqipëria nuk është e ndotur për shkak të industrive por është pis për shkak të papastërtisë që njerëzit prodhojnë dhe që për ta mjafton të jetë jashtë shtëpive të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!