“Politika është çdo lloj sporti”, Rama: Disa politikanë bien se nuk qëndrojnë drejtë

schedule17:49 - 21 Tetor, 2024

schedule 17:49 - 21 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin e hapur me grupin e tretë të aplikantëve në platformën digjitale “Deputeti që Duam”, u shpreh se “2030 përmbyll rrugëtim që udhëheq sot Partia Socialiste.

Gjithashtu ai nënvizoi se historia e politikës është historia e njerëzve guximtarë, duke shtuar se historia e të qëndruarit drejtë është një histori më vete, pasi sipas tij në politikë ka njerëz që bëjnë sukses të përkohshëm, por që më pas bien se nuk qëndrojnë drejtë.

“Një gjë është e sigurt ama. Këtë ua u them me siguri. Nëse e ke ndarë mendjen që do të shkosh në X destinacion, do të ngjitesh në X lartësi dhe nëse je gati që për tu ngjitur deri atje të përballosh çdo lloj gjëje, ti do shkosh atje herët ose vonë.  Por ama duhet të jesh gati të përballosh çdo lloj gjëje se mund të thuash, kushdo mund të thotë, unë dua të marr Topin e Artë. Ok, por ama duhet të jesh gati që e para një herë, këtë topin e artë që ti e sheh si ëndërr, e ke ëndërr vërtete që të drithëron gjithë trupin apo është thjeshtë një ‘dua të marr topin e artë por se marr dot se kam operuar hernien’, nuk bëhet. Dua unë ta marr topin e artë por nuk i hyj fare asaj. Dhe e dyta, nëse ti je gati që për të shkuar për ta marrë topin e artë të pranosh çdo gjë që do dali përpara.  Çdo rrëzim, çdo padrejtësi, çdo rrëshqitje, çdo gjë. Vetëm kështu. Historia e politikës është historia e njerëzve guximtarë dhe pastaj historia e të qëndruarit drejtë është një histori më vete për të cilën do kemi shumë kohë të flasim se në politikë ka njerëz që bëjnë sukses të përkohshëm, por pastaj bien se nuk qëndrojnë drejtë. Është më komplekse se kaq.  Ju falënderoj shumë edhe do të më duhet t’ju them ‘rruga mbarë nga keni ardhur dhe natën e mirë’ se do mbledhim udhëheqjen tani në orën 6 dhe do flasim edhe me pjesën tjetër, me atë pjesë që faktikisht ka detyrën të udhëheqë dhe betejën e ardhshme. Uroj shumë dhe shpresoj shumë dhe ju uroj që sa më shumë prej jush t’ju shoh përsëri dhe t’ju kemi në krah edhe mundësisht t’ju kemi edhe në skuadrën e Parlamentit të ri, por edhe në skuadrën më të gjerë të qeverisjes për Shqipërinë 2030”, tha më tej kryeministri Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!