Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka qenë i pranishëm në Poliçan ku ka parë nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve.
Ndërkohë Rama është takuar me disa prej tyre, ku një zonjë e moshuar nuk i ka kursyer lavdërimet për të.
“Buzëqesh Shqipëria, buzëqeshim edhe neve. Bravo, bravo. Vetëm ju na e bëtë këtë. Na e hoqët këtë stres. Rrofshi, rrofshi, rrofshi. E kalove në tetor e kalova në gjendje të rëndë. Bravo mjekëve, bravo juve dhe tani jam e tërë dhe e gjerë. Faleminderi.” tha e moshuara.
“Në një tjetër qendër shëndetësore të transformuar rrënjësisht në zinxhirin e 300 qendrave të reja shëndetësore me standarde europiane, ku vijon edhe vaksinimi për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuar?” shkruan Rama në profilin e tij në Facebook. E.L /Abcnews.al/