SHBA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij, në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York u shpreh se Kosova “është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar”.
Shefi i qeverisë shqiptare u bëri thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin atë me qëllim që të mos mbajnë peng anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.
“Në rajonin tonë, pas më shumë se çerek shekulli plagët nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë kanë nevojë të shërohen, por kemi parë përparim, Të gjithë në Ballkanin Perëndimor të bëhemi bashkë dhe të planifikojmë të ardhmen tonë së bashku. Është bindja e palëkundur që të shohim të ardhmen. Agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë si një zile alarmi. Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë më të mirë sa ka qenë ndonjëherë, por duhet të punojmë pareshtur me aleatët tanë që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm.Çdo paralele e hequr artificialisht mes Kosovës e Ukrainës ka për synim të hutojnë këdo në këtë ndërtesë apo opinionin, por kurrë nuk mund të arrijnë të zbehin të vërtetën se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe anëtare aspirante e komunitetit euroatlantik. Nuk duhet të mbahet peng nga askush, duke nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin Kosovën”. ”, deklaroi Rama.


