Gjatë qëndrimit dy ditor të qeverisë në qarkun e Kukësit,kryeministri Edi Rama vizitoi ndërtesën e rikonstruktuar, në pikën e kalimit doganor të Morinës. Nga Janari deri në shtator janë përpunuar hyrje dhe dalje të 4 milionë e gjysëm shtetasve dhe automjete 1 milion e 470 mijë.
Qeveria shqiptare dhe Bashkimi Evropian kanë investuar në infrastrukturë dhe teknologji duke i paraprirë pikës së përbashkët kufitare dhe doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Operimi në një Pikë të Përbashkët do të lehtësojë së tepërmi lëvizjen, pasi mjetet do të procesohen në një pikë të vetme, që do të thotë, me thjesht një ndalesë, një kontroll./abcnews.al