LONDËR – Axhendën e takimeve në Mbretërinë e Bashkuar, kreu i qeverisë Edi Rama e nisi nga London School of Economics.
Takimin Rama e njoftoi përmes një fotoalbumi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruan:
“Në prestigjiozen London School of Economics për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit”- shkruan Rama.