Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Londër: Të gjitha ata që e duan lirinë, kanë vetëm një alternativë: Bashkimi Evropian!

schedule16:29 - 21 Tetor, 2025

schedule 16:29 - 21 Tetor, 2025

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në në Londër, u shpreh se Bashkimi Evropian është alternativa e vetme, e cila garanton liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Ka një alternativë kundrejt Bashkimit Evropian në qoftë se ka një alternativë kundrejt lirisë së lëvizjes, kundrejt të drejtave të njeriut, kundrejt shtetit të së drejtës, më gjeni një alternativë përkundrejt këtyre tri gjërave dhe mund t’iu them që ka një alternative përkundrejt Bashkimit Europian.

Të gjithë ata që duan liri, të gjitha liritë përfshirë lirinë e lëvizjes, të gjithë ata që duan që të drejtat e njeriut të jenë të padiskutueshme përherë dhe të gjithë ata që duan që shteti i së drejtës të jetë i paprekshëm ka vetëm një alternativë, Bashkimin Europian. Derisa Mbretëria e Bashkuar do të na e vërtetojë që e kemi gabim po për momentin, po na e vërteton që kemi më shumë se të drejtë.”, u shpreh kryeministri i vendit.

Ai foli edhe për Procesin e Berlinit, ndërsa shtoi se qëllimi i tij është për t’i shtyrë vendet kandidate drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“E shihni, Procesi i Berlinit është bërë për t’i shtyrë vendet përpara drejt BE-së, ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar këmbëngul ta organizojë Procesin e Berlinit këtu, sepse i ka marrë malli për Bashkimin Europian, i mungon Bashkimi Europian. Kanë këtë dhimbje që nuk duan ta thonë.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!