Rama në Lezhë: Ka qenë betejë e vështirë, por qytetarët zgjodhën punën

schedule18:10 - 23 Maj, 2023

schedule 18:10 - 23 Maj, 2023

LEZHË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Lezhë u taku me këshilltarët e zgjedhur socialistë në zgjedhjet e 14 majit.

Rama tha se Lezha ka qenë garë e fortë, por qytetarët shtoi ai kanë zgjedhur punën dhe jo fjalët duke i besuar Partisë Socialiste.

“Për hir të së vërtetës ka qenë një nga betejat e vështira edhe ka qenë një nga ato 11 betejat e hapura, që deri në fund unë e kisha me merak. Kjo është një zonë aspak e lehtë, por shumë zonë e vështirë, por kisha atë ndjesinë, që ne të paktën këtu kemi bërë atë çfarë kemi mundur, jo sa kemi dashur. Më mbante besimi se njerëzit do ta vlerësonin këtë gjë dhe kështu ndodhi dhe për hir të së vërtetës ishte fitore që kaloi parashikimet. Unë thosha do jetë e ngushtë, por u punua shumë në fushatë, u bë organizim shumë i mirë. Këtu kemi organizim të mirë të degës së PS dhe ka shpërblyer puna”, tha kryeministri Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!