Rama në Laç inspekton punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës arsimore

schedule14:59 - 20 Nëntor, 2017

schedule 14:59 - 20 Nëntor, 2017

Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë në qytetin e Laçit ku inspektoi punimet për rikonstruksionin e infrastrukturës arsimore, duke nisur nga kopshti. Kreu i Qeverisë premtoi se investimet do të vijojnë vitin e ardhshëm jo vetëm në arsim por edhe në infrastrukturën shëndetësore.

Rikonstruksioni i kopshtit më të madh të Laçit, ai i shkollës 9-vjeçare si dhe rehabilitimi i plotë i gjimnazit, kanë kompletuar ringritjen e infrastrukturës arsimore të këtij qyteti, në të cilën nuk ishte vënë dorë prej shumë vitesh, siç i treguan Kryeministrit Rama drejtuesit e këtyre institucioneve.

Gjatë inspektimit të këtyre investimeve, kreu i Qeverisë shoqërohej nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Nga Laçi, Kryeministri përsëriti se investimet e parashikuara në buxhetin e vitit të ardhshëm do të vijojnë jo vetëm infrastrukturën arsimore por edhe atë shëndetësore.

Gjatë vizitës në Laç, Kryeministri Rama inspektoi edhe punimet e kryera në qendër të qytetit, në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane./abcnews.al

 

https://youtu.be/EC7Fp4EVuu0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!