Kryeministri Edi Rama ishte sot në Korçë në kantierin e qendrës së re të Turizmit. Rama shkruan se kjo është e treta e këtij lloj pas atyre të Valbonës dhe Vermoshit.
“Korçë – Në kantier Qendra e Re e Turizmit, e treta e këtij lloji pas atyre të Valbonës e të Vermoshit, pronë publike e Fondit Shqiptar të Zhvillimit PunëJoGjumë S’ka Kohë Për Pushim”, shkruan Rama.
Rama u shpreh se kjo qendër do i japë adresë strukturave akomoduese për turistët në këtë zonë. Ndalur tek afati i punimeve, Rama shtoi se shpreson që Krishtlindjet të jenë pa maska.
Pjesë nga biseda
Rama: Problemi është që në rastin konkret duke pasur një qendër të tillë, krijon sinergji dhe jep mundësi për ta sofistifikuar ofertën më shumë dhe është një strukturë më shumë. Unë kam qenë dhe i kam parë ato të veriut dhe janë fantastike edhe nga pikëpamja e komiditetit për të qëndruar atje dhe si pika graviteti. Janë bërë shumë struktura dhe do vazhdojnë të bëhen akoma. Qendra do i japë një adresë dhe një pikë referimi. Kur mbaron
Inxhinieri: Afatin e ka 9 muaj. Besoj se para fundit të ardhshëm
Rama: Për krishtlindje. Shpresojmë Krishtlindje pa maska
/mv.abcnews.al