Rama në Korçë: Fokusin e kemi te njerëzit, jo te kundërshtarët

schedule22:35 - 28 Shtator, 2018

schedule 22:35 - 28 Shtator, 2018

Në një aktivitet në vijim të fushatës së anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste kryeministri Rama tha nga Korça se, qeveria e ka fokusin tek njerëzit dhe puna për qytetarët. Shefi i qeverisë foli për punësimet, shtimin e investimeve etj.

Punësimi në Shqipëri po rritet dhe fokusi i qeverisë është përqëndruar tek njerezit dhe politikat sociale për ta. Para një auditori kryesisht me të rinj në Korçë, Kreu i Ekzekutivit foli me shifra për punësimet dhe ndihmën ekonomike.

“Për sa i përket ndihmës ekonomike, asistencës, është e ulët, por është 3-fishi i asaj që ka qenë. Përpara 4 vitesh jepej ndihmë ekonomike 10 mijë lekë të vjetra, deri në 35 mijë lekë të vjetra. Sot është 45 mijë-80 mijë”.

Sipas kryeministrit Edi Rama, nga janari e dëri në shator janë punësuar 20 mijë persona në sektorin privat.

“Në Shqipëri është rritur punësimi. E rritja e punësimit në Shqipëri është në një trend që është më i larti në gjithë rajonin dhe nuk jemi vetëm ne që kemi rroga të ulëta në sektorin privat, kështu i ka Maqedonia, kështu i ka Serbia, kështu i kanë dhe vende të tjera të rajonit”.

Kryeministri pohoi se po transformohet  edhe sistemi shëndetësor.

“Sot ne po rindërtojmë në Shqipëri 80 qendra shëndetësore. Në 3 vjet do të ndërtojmë 300 qendra shëndetësore të standardeve që meritojnë njerëzit kur shkojnë në qendra shëndetësore për të marrë shërbimin e parë. Si është e mundur kjo? Është e mundur sepse sot e kemi këtë mundësi, të financojmë për 300 qendra shëndetësore. A janë gjithçka? Jo nuk janë gjithçka”.

Në Korçë, ku mori pjesë në nje aktivitet per anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, Rama përmendi se qyteti juglindor është kthyer në një qendër ekonomike dhe ne nje pike te rendesishme turistike qe vizitohet nga vendas dhe te huaj si gjatë dimrit edhe në verë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!