Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih.Konferenca ka nisur sot dhe do të mbahet për 3 ditë për të diskutuar tensionet me Rusisë dhe Ukrainës.
Gjatë qëndrimit atje, Rama është takuar në Mynih me homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Gjatë takimit është folur edhe për çështjen e kufijve detar mes dy vendeve që është rënë dakord që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku për Mitsotakis “kjo do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, por edhe sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.”
I gjithë spektri i marrëdhënieve dypalëshe ishte pjesë e diskutimit mes dy kryeministrave, ku Mitsotakis nënvizoi “mbështetjen e vendosur të Greqisë për perspektivën dhe kursin europian të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit.”
Mitsotakis është takuar gjithashtu edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Kta të fundit i kërkuan kreut të qeverisë greke njohjen e Kosovës.