Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Kishën Katolike në Elbasan/I dorëzon çertifikatën e pronësisë

schedule15:37 - 14 Mars, 2018

schedule 15:37 - 14 Mars, 2018

Për Kishën Katolike Shën Piu X, në Elbasan merr fund problemi i pronësinë mbi tokën. Çertifikata e pronësisë i është dorëzuar kishës nga vetë Kryeministri Edi Rama.

Me duartrokitje pritet kryeministri Edi Rama në Kishën Katolike Shën Piu X në Elbasan. Arsyeja është se ky institucion kulti rrezikonte rrënimin e saj për shkak të mungesës së certifikatës së pronësisë.

“E cila, pasi kaloi përgjatë flakëve të ferrit të diktaturës, u desh të ndeshej për çerekshekulli me flakët e ferrit të administratës.”

Por ekzistenca e kishës katolike në Elbasan nuk rrezikohet më pas kësaj dite.

“Më vjen mirë që, përfundimisht, përgjithmonë, nga sot kisha do disponojë pronën e saj të regjistruar dhe të patundur dhe të patundshme më,” u shpreh Kryeministri.”

Nunci Apostolik në Shqipëri, Charles John Brown i ka shprehur Kryeministrit Edi Rama mirënjohjen e veçantë për mbështetjen edhe në emër të Papa Franceskut.

“Në emër të Papa Françeskut, e falenderoj Kryeministrin për ndërhyrjen dhe mbështetjen e tij. Sot është një ditë e bukur për të qënë këtu në Elbasan, ndërsa festojmë ditën e parë të verës dhe ju falenderoj edhe njëherë për gjithçka keni bërë. Faleminderit Kryeministër!” – deklaroi nunci apostolik Charles John Brown.

Kryeministri i siguroi se qeveria është e angazhuar t’i japë fund problemeve me pronësinë në të gjithë institucionet e kultit në vend.Nga ana e tij ai i falenderoi që folën me zotin gjatë natës.

Përtej mbështetjes shpirtërore që gjejnë besimtarët katolikë në këto ambiente aktiviteti social i ushtruar në të përfshin një gamë të gjerë veprimtarish, në interes të gjithë komunitetit të qytetit dhe rrethinave të Elbasanit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!