Rama në Këshillin e Atlantikut: Emigrantët, na paragjykoni se nuk jemi në BE

schedule17:41 - 27 Nëntor, 2023

schedule 17:41 - 27 Nëntor, 2023

Shqipëria garanton të gjithë skeptikët, brenda dhe jashtë vendit se marrëveshja me italinë për emigrantët do të respektojë të gjitha standardet ndërkombëtare. Edi Rama tha në Këshillin e Altantikut se Shqipëria po paragjykohet thjesht se nuk është vend i BE-së.

“Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi ku këta persona do regjistrohen së pari në momentin që hyjnë. Do ndërtohet bazuar në kriteret që Be ka hartuar për mënyrën si duhet të jenë këto qendra. Në të njëjtën kohë marrëveshja është 100% në kuadrin e kritereve të BE. Arsyeja pse ka ndodhur gjithë kjo zhurmë është një dhe e vetmja. Tregon paragjykim, asgjë më shumë kundrejt vendit tonë dhe vendeve që nuk janë anëtarë të BE, ndërkohë vendet që janë anëtarë të BE hezitojnë të tregojnë një solidaritet të tillë. I shoh komentet dhe kritikat me njëlloj keqardhjeje po nuk është se ka ndonjë rëndësi”, tha Rama.

Moderatori shfaqi interes për fotografinë pas shpinës së kryeministrit, i cili e zhvilloi këtë bisedë live nga qyteti i Vlorës.

Pas kësaj, kryeministri Rama i shpjegoi bashkëbiseduesit, se Shqipëria po pret 111 vjetorin e pavarësisë, dhe Ismail Qemali është gjyshi i të gjithëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!