Rama: Në Itali për të pastruar baltën e ziftin që hodhi opozita

schedule09:08 - 7 Mars, 2019

schedule 09:08 - 7 Mars, 2019

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar vizitën e tij një ditore në Itali si një mision për të pastruar baltën dhe ziftin, siç e quan ai, të hedhura nga opozita javët e fundit.

“Për Tiranë pas 24 orësh në Romë, televizion më televizion, e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë!”, shkruan Rama në Twiter.

Duke iu referuar politikanëve të opozitës, Rama vijon më tej se ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia.

”Humbës pa dinjitet”, i cilëson më pas kryeministri kundërshtarët e tij politikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!