Në Shëngjin do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët, të cilët zbresin në brigjet italiane për të trokitur në Evropë. Italia do të paguajë shpenzimet e ngritjes dhe funksionimit të kësaj qendre, dhe emigrantët do të rrinë aty përkohësisht, derisa të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.
Edi Rama ishte në Romë ku finalizoi me homologen Meloni marrëveshjen për këtë çështje. Kryeministrja italiane detajoi planin e zbatimit.
“Shqipëria do të japë mbështetjen e saj që të përdorë disa zona të Shqipërisë dhe Italia mund të operojë, me financat e Italisë për të bërë këtë lloj seleksionimi. Refugjatët që kërkojnë azil do të mbeten në Shqipëri dhe do të seleksionohen midis atyre që kanë të drejtë ose jo të fitojnë azil. Ky fluks në muaj mund të arrij deri në 36 mijë persona. Në Portin e Shëngjinit Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe të seleksionimit ku do të realizohet një qendër e pritjes. Shqipëria do të merret me vëzhgimin dhe observimin. Kemi qëllim që të jetë operative pranverën e ardhshme”
Kryeministri Rama shpjegoi se pse Shqipëria ju përgjigj kësaj thirrjeje për ndihmë, teksa vetë BE nuk i jep zgjidhje kësaj çështjeje.
“Ne nuk do të bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër apo shtet të BE-së. Unë nuk besoj që ne nuk dot ë jemi në gjendje të paguajmë atë borxhin që kemi drejt Italisë, për atë që kanë bërë për ne nga dita e parë që kemi arritur në brigjet në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje dhe për të pasur një jetë më të mirë. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjimet. Ne nuk kemi forcën dhe kapacitetin për të qenë zgjidhja por mendoj që kemi detyrën, angazhimin, obligimin dhe një kapacitet për të dhënë një ndihmë”, tha Rama.
Të dy kryeministrat nënshkruan marrëveshjen, për të cilën këtë të hënë folën për herë të parë publikisht. /abcnews.al