Rama në Gjirokastër, inspekton punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë

schedule14:12 - 23 Shkurt, 2019

schedule 14:12 - 23 Shkurt, 2019

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën Kardhiq – Delvinë, si dhe një nga qendrat shëndetësore të rikonstruktuara në Lunxheri të Gjirokastrës.

Punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë që pritet të shkurtojë me 1 orë udhëtimin nga Tirana në Sarandë i inspektoi kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetarja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato.

 “Ky është loti i katërt i punimeve të segmentit Delvinë–Kardhiq. Janë 6.1 kilometra, të cilat kanë filluar të ndërtohen dhe në këtë moment kemi të realizuara mbi 50% të punimeve të parashikuara.”

Kryeministri kërkoi që, njëkohësisht të punohet me një projekt të posaçëm për rehabilitimin dhe gjelbërimin e pjesëve anësore në shpat mali, apo kodër të prekura nga ndërtimi i rrugës.

“Duhet bërë një projekt siç e ka gjithë bota normale, që aty ku gërryhet mali, ose kodra për arsye të veprës, të krijohen kushte për rehabilitim.”

Gjatë qëndrimit në Gjirokastër, kreu i qeverisë një ndalesë e bëri edhe në qendrën shëndetësore në Lunxhëri. Aty e priste ministrja e shëndetësisë Manastirliu

 “Qendra i shërben rreth 4800 banorëve. Kushtet kanë qenë totalisht të degraduara, shumë të këqija.”

Kontrolli mjekësor bazë në këtë qendër kryhet rregullisht nga moshat 35 deri në 70 vjeç sipas njoftimit të zyrës së medias pranë kryeministrisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!