Rama në Francë 24 i përgjigjet kërkesës për dorëheqje

schedule17:10 - 29 Maj, 2018

schedule 17:10 - 29 Maj, 2018

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin France 24 e konsideroi diçka normale për demokracinë, protestën e opozitës ditën e shtunë. Por Rama tha se nuk ka arsye që ai të japë dorëheqjen.

Protestat në Shqipëri  janë çështje të brendshme të vendit, edhe kërkesa për dorëheqje nuk përbën lajm për shqiptarët. Këtë përgjigje dha kryeministri Edi Rama në studion e televizionit Francë 24.

“Mendoj se nuk është një lajm që duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkomëbtare. Është jeta e brendshme e vendit, opozita është duke protestuar dhe ka një qeveriqë është në fuqi”

Gazetarja: Nuk keni ndërmend të dorëhiqeni?

Edi Rama: Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri ndodh shpesh herë që kur jemi futur në demokraci

Kreu i qeverisë i kërkoi gazetares të mos befasohej nga përgjigja e tij, pasi për të është një situatë normale.

Gazetarja:“Nuk ka asgjë për t’u befasuar sepse kjo është jeta e brendshme e vendit tuaj dhe nuk do të jepni dorëheqjen?

Edi Rama: Po është e drejtë. Shqipëria ka parë manifestime të mëdha. Kjo është jeta demokratike e vendit dhe është normale”.

Kritikëve të Shqipërisë u jep të njëjtën përgjigje për ecejaket e qeverisë nëpër dyert e Vendeve të Bashkimit Evropian.

“Nuk kërkojmë asnjë para nga Europa. Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës. Janë rrugëtim ëpr të vazhduar drejt reformave, janë dhe inspektime për të parë nëse ne i kemi përmbushur apo jo”. 

Kreu i qeverisë është pyetur edhe presidentin turk Erdoan, nëse ky I funit I ka kërkuar të zgjrojë influencën në Ballkan

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Vjenës jo skeptike ndaj Shqipërisë për të marrë një konfimim të rolit të saj bindës ndaj vendeve të tjera të Bashkimit Evropian. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!