Rama në Elbasan: Do të investojmë në krahun e kualifikuar të punës

schedule15:29 - 25 Janar, 2019

schedule 15:29 - 25 Janar, 2019

Mungojnë të rinjtë e specializuar në fushën e prodhimit dhe industrisë. Ky fakt u vu re gjatë një takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi në një biznes në Elbasan. Kryetari i qeverisë premtoi hapjen e më shumë kurseve dhe shkollave profesionale,madje edhe ngritjen e kolegjeve profesionale dyvjeçare.

Në mënyrë që të kemi krah të kualifikuar pune për prodhim se themi “prodhim” dhe kur vjen puna te prodhimi, çfarë kemi prodhuar 20 e ca vjet? Diploma juridiku dhe diploma ekonomiku.”

Nga një oficinë të vjetër riparimesh e kanë shndrruar në një sipërmarrje të riparimit dhe prodhimit të profileve mekanike.Historia e një grupi profesionistësh në Elbasan ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama edhe për jë tjetër fakt, ofrimin e kurseve të trajnimit dhe praktika mësimore për nxënësit e shkollave profesionale.

“Specialistë ka, – thotë ai, – por afër pensionit. Këta janë specialistë nga 40 vjet në profesion. Ky është problemi ynë. Me shkollën e mesme profesionale kemi bërë një kontratë që nga viti 2001-2002 dhe vijnë e bëjnë praktikën këtu nxënësit. Sado që jemi mundur dhe sado që i kemi inkurajuar, ka humbur dashuria për punën.”

Vëmendje më të madhe të qeverisë premtoi Kryeministri Rama për shkollat e trajnimet profesionale.

“Ka humbur dashuria për punën, sepse duan të gjithë të bëjnë mastera shkencorë. Dhe thonë duam master shkencor të gjithë dhe e duam pa lekë. E pse duhet të prishin duart me punë. Por ne kemi filluar ta ndryshojmë dhe me arsimin profesional kemi bërë hapa jo shumë të mëdhenj dhe as të mjaftueshëm, por të rëndësishëm. Nga ana tjetër do të fillojmë të shkurtojmë ndjeshëm kuotat për hyrjen në universitet dhe të hapim më shumë kurse profesionale, më shumë shkolla profesionale, të bëjmë kolegje profesionale dyvjeçare, në mënyrë që të kemi krah të kualifikuar pune për prodhim se themi “prodhim” dhe kur vjen puna te prodhimi, çfarë kemi prodhuar 20 e ca vjet? Diploma juridiku dhe diploma ekonomiku.”

Sipërmarrësi tregon se përpjekjet e tij për të përcjellë dijet tek brezi i ri kanë qenë të vazhdueshme.

“Unë pata një ide që të hapja një klasë dhe të bëja ca kurse. Punëtorët janë të aftë të japin mësim.”

“Bëj një projekt na e sill dhe ta mbështesim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ta diskutojmë dhe ta bëjmë model, sepse mund të jetë një model që ta na shërbejë dhe ne.  Pra, një pikë prodhimi ka dhe pikën e vet të trajnimeve, aftësimeve dhe në një mënyrë të caktuar të gjejmë mënyrën që ta bashkëfinancojmë, shteti dhe privati.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!