Kryeministri Edi Rama, ka nisur takimin me strukturat e Partisë Socialiste në Berat.
Rama u shpreh se Partia Socialiste është ajo forcë politike e cila do të sjellë ndryshimin për Shqipërinë pasi sipas tij nuk është lëkundur asnjëherë përballë sfidave.
Ai gjithashtu u ndal edhe tek koalicioni me LSI për të cilin theksoi se lufta e brendshme ka shkaktuar kosto.
“Mu kujtua kur kjo trashëgimi ishte e mbuluar nga ferrat. E kujtoj fare mirë edhe nga fotografitë që merrja në ato ditë për angazhimin që u mor për pastrimin e plehrave dhe ferrave. Faktikisht në një periudhë kohe të shkurtër kjo kala u mbulua nga ferrat.
Dhe njësoj si kjo kala mund t’i ndodhi çdo vendi kur nuk drejton Partia Socialiste. Tani është histori e mjaftueshme për të bërë dallimin e madh se kush punon. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, kemi bërë gabime që i dimë dhe kemi kërkuar ndjesë, por me siguri kemi bërë edhe gabime që nuk i dimë. Ne nuk jemi këtu për të thënë se kemi bërë mrekulli, por as për të pretenduar se ne nuk do të bëjmë gabime.
Gabimet janë të pashmangshme kur bëhet punë. Nasipi tha se ka ardhur sepse ndjehet se është pjesë e një borxhi pasi na kanë marrë shumë vota. Kjo është vetëm gjysma e të vërtetës sepse pjesë e këtij borxhi jemi edhe ne.
Sigurisht që ne në të shkuarën se bashku kemi bërë gjera të mira, por kur bën bilancin më shumë kemi krijuar kosto nga ajo luftë e brendshme sesa mund të bënim për njerëzit nëse do të ishim të vendosur për të njëjtat qëllime.
E solla shembullin për të thënë se ky është moment i rëndësishëm sepse është momenti kur ne e riunifikojmë të majtën dhe të gjithë këtë popull që zemra i rreh majtas në qëllimi dhe veprime. Kjo për mua është e rëndësishme jo vetëm për të sotme por edhe për të nesërme dhe duhet ta fusni mirë në kokë sepse e nesërmja e PS është e nesërmja e Shqipërisë. Duan apo nuk duan është e vetmja forcë që nuk është lëkundur asnjëherë dhe është thirru të marrë në dorë fatet e vendit kur është gjunjëzuar”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij Blendi Klosi theksoi se PS është kombinim perfekt për të dhënë më të mirën për këtë qytet
“Ju garantoj që ne do të jemi të gjithë bashkë. Të gjithë qytetarët kanë kuptuar qartë që nga 2005 sot është dita e parë ku ata nuk gënjejnë dot më. Ata janë bashkë përballë Edi Ramës, forcës së ndryshimit”, tha Blendi Klosi.
/abcnews.al/