Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Ndërhyjmë në drejtësi!/ Çupi: Ndalja e vrullit të drejtësisë, risistemim i shtetit! Rama doli nga klishetë

schedule23:44 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 23:44 - 30 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë konferencën e fundit për mediat për vitin 2025, ku për rreth tre orë trajtoi një sërë çështjesh që lidhen me qeverisjen dhe funksionimin e shtetit.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në  “Ora e Fundit” në ABC News, vlerësoi se Rama doli nga klishetë e zakonshme të fundvitit, duke shmangur shifrat formale dhe duke u ndalur te ajo që ai e cilësoi si “qeverisje e shkathët”.

Sipas Çupit, fokusi kryesor i Kryeministrit ishte raporti mes pushteteve dhe veçanërisht roli i drejtësisë, duke ngritur shqetësime për balancën institucionale dhe nevojën për radhitjen e pushteteve në përputhje me parimet e shtetit demokratik.

“Kryeministri doli nga klishetë e përvitshme. Nuk ra në pozitat që të fliste me shifra të mërzitshme, që njerëzit gjatë gjithë vitit i kalojnë nëpër duar dhe i dinë. Rama kaloi tek ajo që quhet qeverisja e shkathët, që aplikohet në vendet më të zhvilluara të botës. Rama solli një problem shumë të madh, problemin e vitit, raportin e trupave të drejtësisë me trupa e tjerë të vendit. Janë thënë disa nga parimet kryesore të shtetit të cilat janë cenuar kohët e fundit. Kryeministri radha një kontribut për radhitjen e pushteteve, e cila është gjëja më e rëndësishme për funksionimin e pushteteve. Burimi i pushteteve është populli, sovrani. Këto vitet e fundit për ne është krijuar një tabu, tabuja e SPAK dhe të prokurorëve.

Mund të kishim një tragjedi, nëse shteti, parlamenti dhe presidenti nuk të kishin vendosur barrikadën ndaj specieve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që kukonin të merrnin pushtetin. Ndalja e këtij vrulli do të thotë që të risistemohet shteti, pas një trilli shumë të madh të prokurorëve dhe gjyqtarëve që mendonin se mund të bënin gjithçka me të drejtën e njeriut. Një ditë do e shikonim veten në llumin e varfërisë. Pasi të mbaronin punë me zëvendëskryeministren do merreshin me kryeministrin, pa asnjë provë, dhe më pas do ishte rrënuar qeveria. Ajo që ishte e guximshme ishte fakti që parlamenti kërkon t’i vendosë gjërat në vijë. Këto gabime vijnë nga mazhoranca që u hapi syrin prokurorëve dhe gjyqtarëve”, tha Çupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!