Rama ndan videon nga punimet në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë: Janë krijuar 400 vende pune

schedule08:20 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 08:20 - 19 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale nga punimet që po kryhen në kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Kreu i qeverisë ka shkruar se punimet po ecin me ritëm të lartë dhe se janë krijuar 400 vende pune.

“MIRËMËNGJES ? dhe me kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, ku janë krijuar 400 vende pune e ku punimet po ecin me ritëm të lartë, ju uroj një javë të mbarë?”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Disa muaj më parë, kur u hapën punimet për ndërtimin e bazës ajrore, ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri me dije se projekti do të kushtonte 50 milionë euro. Gjatë viteve të ardhshme, NATO do të financojë rinovimet dhe ndërtimin e plotë në bazën ajrore të Kuçovës. Baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!