E veçantë është historia e tre adoleshentëve nga Anglia që janë vendosur në Himarë, dhe kanë vendosur të punojnë. Ata kanë shprehur se ndjehen shumë të kënaqur sepse përveçse punojnë kanë mundësi të bëjnë plazh të argëtohen.
Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë videon në Facebook me mesazhin e bukur për Shqipërinë nga ana e tre të rinjve.
“Jemi këtu për të punuar dhe për t’u argëtuar. Jemi tre shokë nga Anglia, vijmë të punojmë një muaj, shijojmë eksperiencë, diellin. Njerëzit janë shumë mikpritës. Është kënaqësi”, janë shprehur ata.
/abcnews.al/