Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje nga punimet në rrugën Leskovik-Ersekë, e cila është drejt përfundimit.
Ai thekson se kjo rrugë është pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën.
Si pasojë, ka dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror, kështu do të ndihmojë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
“Drejt fundit punimet në rrugën Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën, dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror, një investim që do të shkurtojë distancat e udhëtimit dhe do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë”, ka shkruar Rama krahas pamjeve.
/abcnews.al