Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga kantieri i aksit rrugor Korçë-Ersekë. Krahas videos që ka publikuar në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se hapja e këtij segmenti rrugor, që e cilëson si një vepër madhore për turizmin, pritet që të përfundojë në qershor të këtij viti.
“MIRËMËNGJES ?
me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti, ju uroj një të diel të bukur?”, ka shkruar kryeministri Rama.
/abcnews.al