Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës, të cilët janë vizituar nga turistë të shumtë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se muzetë dhe sitet arkeologjike në Shkodër kanë zgjuar interes të lartë për t’u vizituar nga çdo moshë.
“Mirëmëngjes dhe me muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës, që zgjojnë interes të lartë për t’u vizituar nga çdo moshë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama./abcnews.al


