Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky është një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze.
“Kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku krahas zgjerimit të rrugës puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze”, shkruan Rama./abcnews.al



