Punimet në Unazën e Madhe në Tiranë/ Rama: Projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin

schedule10:28 - 22 Korrik, 2024

schedule 10:28 - 22 Korrik, 2024

Vijon pa ndërprerje puna në kantierin e Unazës së Madhe në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të saj në rrjetet sociale.

Aktualisht në “Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë” kanë përfunduar punimet e nën strukturave të betonit. Paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike.

Ky projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin sipas kryeministrit jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi.

Shefi i qeverisë shkruan në rrjetet sociale se do të rrisë vlerën e pronës.

Njëkohësisht do të ndikojë në zhvillimin e bizneseve të reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në Tiranë

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!