Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama ndan pamje nga Liqeni i Shkodrës: Së shpejti do t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO

schedule08:46 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 08:46 - 10 Dhjetor, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë një kartolinë nga Liqeni i Shkodrës, të shoqëruar me pamjet e pelikanit dalmat (Pelecanus crispus), shpendi simbol i kësaj zone.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama u shpreh se liqeni pritet shumë shpejt t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës të mbrojtura nga UNESCO.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë kartolinë nga Liqeni i Shkodrës, me shpendin simbol të tij, pelikanin dalmat, që shumë shpejt pritet t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi ai.

Liqeni i Shkodrës është një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të vendit, i njohur për biodiversitetin dhe rëndësinë e tij ekologjike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!