Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga investimet më të fundit në infrastrukturën arsimore në Kukës.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:
“Mirëmëngjes dhe me punën për rilindjen e shkollave ‘Bajram Curri’, ‘Avni Rustemi’, si edhe të konviktit në Kukës, investime direkte në përmirësimin e cilësisë së mësimit për nxënësit dhe mësuesit e tyre, ju uroj një ditë të mbarë.”
Sipas Ramës, ndërhyrjet në shkollat “Bajram Curri” dhe “Avni Rustemi”, si edhe në konviktin e qytetit të Kukës, përbëjnë investime të drejtpërdrejta në rritjen e standardeve të mësimdhënies dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Punimet përfshijnë rikonstruksionin e ambienteve mësimore, përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe modernizimin e hapësirave të brendshme, me synimin për të garantuar një mjedis më të sigurt dhe më bashkëkohor për komunitetin shkollor.
Investimet në arsim mbeten një nga prioritetet e qeverisë, ndërsa projekti për rilindjen e shkollave synon transformimin e infrastrukturës arsimore në mbarë vendin.


