Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama ndan “dëftesat” për ministrat/ Analizë e thelluar për objektivat dhe reformat e nisura

schedule09:44 - 24 Korrik, 2025

schedule 09:44 - 24 Korrik, 2025

TIRANË– Nuk ka pushim për socialistët. Që prej orës 9:00 të mëngjesit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar në një takim punë në periferi të Tiranës.

Mësohet se në fokus të diskutimeve, është analiza e punës në çdo dikaster lidhur me realizimin e objektivave, përmbushjen e detyrave të ngarkuara por edhe reformat e nisura në terren.

Ky takim vjen pas tureve ne qytete të ndryshme, pas aksionit për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe në kushtet kur ka nisur reformimi i të gjitha njësive të qeverisjes vendore.

Kryefjalë e mandatit të katërt pritet të jetë reforma e thelle territoriale në përmbushje edhe të objektivave për Shqipërinë Europiane.

Ndërsa në gusht, socialistët pritet të mbledhin edhe strukturat më të larta për të formalizuar drejtimin e ri politik të qeverisë. Këtu Edi Rama duhet të përzgjedhë skuadrën me të cilën do të çojë përpara reformat e nisura, që siç thotë ai, me barrën e madhe të 83 mandateve.

Dhe me gjasë, një indicie, mund ta krijojë edhe gjatë kësaj dite, lidhur me përmbushjen e objektivave, të secilit prej ministrave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!