Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku vë në dukje vijimin e punimeve për zgjerimin e shëtitores bregdetare në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
Në mesazhin e tij, Rama e cilëson këtë projekt si një tjetër investim të rëndësishëm për qytetin, duke theksuar se ndërhyrja synon të shtrijë standardet moderne të infrastrukturës dhe t’i japë përmasa të reja zhvillimit urban.
Sipas kryeministrit Rama, transformimi i kësaj zone bregdetare pritet të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e hapësirave publike dhe në rritjen e atraktivitetit turistik të Vlorës.


