Rama mungon në Kuvend, Bardhi: Nuk kam kërkuar interpelancë me hijen e tij

schedule11:04 - 2 Shkurt, 2023

schedule 11:04 - 2 Shkurt, 2023

TIRANË- Mungesa e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme të Kuvendit për interpelancën e kërkuar nga opozita lidhur me akuzat e ngritura për çështjen McGonigal ka shkaktuar kaos. Deputetët opozitarë kërkuan prezencën e kreut të qeverisë dhe jo ministren Elisa Spiropali. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gazment Bardhi tha se nuk ka kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrit.

“Kryeministri nuk mund të fshihet pas Elisës, Agron Nezës, apo Mc Gonigal. Ai duhet të vijë këtu dhe të japë llogari. Pezullo seancën plenare, ushtroni postin si kryetare e Kuvendit, jo si kukull dhe thirre kryeministrin të vijë këtu. Ju duhet të silleni si kryetare dhe thirre ne seancë se boll është fshehur. Nuk pranoj të bëj interpelancë me hijet e kryeministrit. Kjo nuk është interpelancë, por është sjellje si e pandehur e kryeministrit të Shqipërisë”, tha ai.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila do të flasë në emër të kryeministrit për këtë çështje, tha se opozita po tenton të nxjerrë konkluzione për një hetim që ka nisur në SHBA dhe kjo praktikë shtoi ajo është qesharake.

“Ju personalisht, a kërkoni sqarimi mbi çështjen, a doni të zbardhet e plotë? Nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzionin për një hetim në SHBA është më së paku qesharak. Keni dy javë që gërricni nervat e shqiptarëve. E kuptoj ngutin e dëshpërimin tuaj në kolektiv sic jeni. Se dhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij mund të kalojë ndonjë kanal, por ju duhet të kaloni oqeanin i nderuar e kjo është e pamundur”.

Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ndërpreu seancën për 10 minuta pushim.” tha Spiropali/Abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!