Rama: Mos luani me taksat se ju gjen belaja

schedule09:51 - 17 Janar, 2019

schedule 09:51 - 17 Janar, 2019

Kryeministri Rama reagoi në Twitter pas ndalimit të 13 personave dhe shpalljes në kërkim të 12 të tjerëve për evazion fiskal me TVSH-në.

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal! Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh, për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkruan Rama.

Prokuroria e Tiranës po heton 25 persona të cilët dyshohen se kanë krijuar skema mashtrimi me qëllim kreditimin e TVSH-së. Ata figurojnë administratorë të disa subjekteve, të cilat kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta dhe i kanë shkaktuar një dëm shteit prej 18 miliardë lekë shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!