Nga Shkodra ku zhvilloi një miting elektoral kryeministri Rama tha se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk do te shtyhen. Shefi i qeverise ironizoi dhe kryetaren e bashkisë së këtij qyteti, qe teksa Rama mbërrinte në Shkodër i priu një proteste opozitare shumë pak metra vendit, ku ishin mbledhur socialistet.
Kryeministri mbërriti në Shkodër mes paralajmërimeve se do pritej me rrëmujë e nuk do lejohet te zhvillonte mitingun elektoral. Por një rrugicë deri tek sheshi ku e prisnin mbështetësit e përshkroi në këmbë.
Jo vetëm rruga deri në Shkodër, por edhe qyteti ishte blinduar me forca policie, ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtuesi më i lartë i uniformave blu.
Në fjalim para socialisteve shkodrane, Rama nuk mund të mos përmendte Voltana Ademin, qe iu printe protestuesve opozitare jo shumë larg prej tij.
30 Qershori, sipas Kryeministrit do të jetë një vijë ndarëse edhe me politikanet pengmarrës.
Ndaj është i bindur qe zgjedhjet e 30 Qershorit nuk do të shtyhen.
Para se të mbërrinte në Shkodër shefi i maxhorances u ndal ne Vaun e Dejës ku kërkoi votat e banorëve të kësaj zone për kandidatin socialist për kryetar bashkie./ABc News Albania 24/7