Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim janë bërë bashkë paraditen e sotme në ceremoninë e stërvitjes ushtarake “Defende 21” në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Kjo është hera e parë që kreu i shtetit shfaqet bashkë me kryesocialistin Rama, por edhe ambasadoren Kim pas replikave në distancë pak ditë para zgjedhjeve.
Menjëherë pas mbylljes së ceremonisë kreu i qeverisë është takuar me Kim për t’u larguar më pas, ndërsa kreu i shtetit shkëmbeu përshëndetje me përfaqësues të forcave të Armatosura./mv.abcnews.al