Kryeministri Edi Rama nga Durrësi kërkoi një mandat të tretë, duke thënë se qytetin do ta mbysin plehrat nëse PS largohet nga qeveria, epo ashtu, banorët e prekur nga tërmetit nuk do t’i marrin dot shtëpitë e tyre.
Durrsakëve, Rama ju dha disa arsye se pse nuk duhet ta largojnë nga qeveria, dhe nuk duhet të votojnë opozitën.
“Do ju mbytin plehrat të jeni të sigurt se këtu sërish do të kthehet vargmali i plehrave, të jeni të sigurt se në Sharrë fillon sërish tymi, që do të kthehen sërish librat e mëparshëm”, është shprehur Rama.
Më specifik e pati sinjalin për ata banorë që presin nga shtetit t’ju rindërtojë apo t’ju riparojë shtëpitë.
“Nuk ka asnjë shans që kush do të marrë shpinë e re, do të marrë atë që i takon, nëse kjo punë ndërpritet këtu dhe nëse atyre u jepet mundësia që të marrin stafetën”, ka thënë ai.
Edhe një herë nënvizoi se nuk ka shanse për një koalicion mes PS dhe LSI.
“Ta dinë të gjithë ato që i gënjen mendja se mund të votojnë LSI-në dhe mund të kapin PS-në mund të kapin Lulin po”, tha shefi i qeverisë.
Kryeministri akuzoi Lulzim Bashën se bën takime me funksionar të Partisë Demokratike të cilët shtiren si viktima të braktisura nga qeveria./abcnews.al

