Rama mesazh deputetëve për pikat e basteve: S’do ketë monopol

schedule16:06 - 15 Tetor, 2018

schedule 16:06 - 15 Tetor, 2018

Kryeministri Edi Rama, iu ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me mbylljen e pikave të basteve. Kreu i qeverisë i siguron se bastet do të mbyllen jo vetëm në terren por edhe online. Sipas Kryeministrit mesazhet që propogandojnë të kundërtën vijnë nga burgjet, aty ku sipas tij ndodhen ata që fshihen pas kompanive të llotove.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama i siguroi qytetarët se bastet online nuk do të ekzistojnë pas vitit të ri 2019./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!