Kryeministri Edi Rama thotë se ndodhemi në epokën e progresit eksponencial.
Gjatë fjalës së tij me fituesit e startup-eve, Rama u shpreh se platforma e-Albania u ka kursyer shqiptarëve para dhe kohë
“Është e vërtet që ne sot kemi këtu 89 fitues të programit, ne jemi sumë tëv etëdijshëm që programi duhet zgjeruar më tutje. Dje pashë një audit, kemi marrë grup ekspertësh që të bënin audit analitik se çfarë ka ndryahuar e-albania në jetën e shqiptarëve. E para, që nga platforma janë kursyer shqiptarëve 620 milionë euro në total, që do t’i kishin harxhuar për të marrë shërbimet. E dyta, janë kursyer 75 milionë fletë letre. E treta, më domethënësja, koha e kursyer, 25 mijë rrotullime rreth Tokës. Tani jemi në pokën e progresit eksponencial. Sot, pavarësisht s emund të jemi mbrapa në shumë gjëra, mund të shkojmë para të tjerëve përmes teknologjisë, për gjëra të caktuara”, theksoi ai./abcnews.al