Kryeministri Edi Rama thotë se në Shqipëri po ndërtohen më shumë rrugë evropiane.
Rama u shpreh se në mandatin e parë, u shlyen borxhet ndaj kompanive që ndërtonin rrugë.
“Dua t’i kthehem prezantimit për ta parë nga një kënd tjetër. Dua të them që e gjithë kjo infrastrukturë, që ne kemi projektuar dhe ndërtuar, dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë, është e standardeve evropiane, që nuk ekzistonte. Në pamje të parë, 12 vjet duken shumë për gjërat që njerëzit presin dhe që duhen bërë. Norma mesatare ose minimale e ndërtimit të infrastrukturës në Evropë, në ndërtimin e infrastrukturës, është 7-9 vjet. Dihet botërisht që nga marrja e vendimit te përgatitja e të gjithë fazave, tek përfundimi i projektit, nëse gjithçka shkon më së miri, është 4 vjet. Pastaj realizimi konkret në praktikë, në total është 9 vjet. Ne kemi pasur rrugët, por asnjë rrugë, as të projektuar me standardet e BE, dhe as të financuar, por të gjitha rrugët, kanë qenë inagurime dhe tendera, të pafinancuar. Kjo ka qenë arsyeja, që në mandatin e parë, nuk kishim mundësi, por të paguanim borxhet. Totalja e borxhit ndaj kompanive kur ne morëm detyrën, ka qenë 700 milionë. Ka qenë një gropë ku popullid he fati e ka shpëtuar këtë vend, në një hmnerë si ajo e piramidave, por me një tjetër arsye. Ne investuam sa mundëm, në projektime, si fillim. Sot është rrgua Tiranë-Elbasan, ka kushtuyar 3 fishin e tenderit Ishte rrugë absurde, pa projekt, pa studim gjeologjik. U shtua kostoja e asaj maskarade. Në rrugën e Arbrit, ne morëm vendimin të shkojmë me PPP. Sikur ne ta kishim bërë m tender dhe fond të parashikuar, sot ne nuk do dilnim nga rruga e Arbrit, për shkak të tunelit të Murrizit”, theksoi ai./abcnews.al