Rama me shqiptarët në Kretë/ Taulant Balla: Më 11 maj votoni për PS për të marrë pasaportën europiane

schedule17:38 - 29 Mars, 2025

schedule 17:38 - 29 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me diasporën shqiptare në Kretë të Greqisë.

Fjalën e hapi drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla i cili tha se shqiptarët duhet të votojnë PS që Shqipëria të futet në BE.

“Dua t’ua falenderoj për angazhimin, dua të falenderoj të 246 mijë bashkëatdhetarët tanë, çerek milioni shqiptarë që u bashkuan me ne, me Shqipërinë, për t’i dhënë Edi Ramës dhe PS, një mandat historik, për t’iu dhënë pashaportën e merituar europiane. Kush do votojë Edi Ramën dhe PS më 11 maj, ka votuar për Shqipërinë europiane. Ky mandat, është mandati më i rëndësishëm. Këtë flamur ta vendosim në Bruksel, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!