Rama: Me një klik gjen një mik, portali që ve shenjën e barazimit mes qytetarëve

schedule10:46 - 17 Tetor, 2018

schedule 10:46 - 17 Tetor, 2018

Kryeministri edhe këtë javë ka prezantuar rastet të cilat kanë marrë zgjidhje përmes adresimit të problemeve në portalin online shqipëriaqëduam.al. Gjatë fjalës së tij shefi i ekzekutivit u shpreh se është kjo mënyra e vetme si qytetarët mund të arrijnë përfaqësim të drejtpërdrejtë dhe trajtim të barabartë nga pushteti.

Në takimin e përjavshëm të paradës së rasteve të trajtuara nga platforma e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al, Kryeministri Rama iu kthye tepsisë dhe kazanit për të shpjeguar se portali është zgjidhja e vetme e problemeve të qytetarëve.

“Ndryshimi mes koalicionit të partive dhe ato me qytetarët është që në koalicionin e partive është që ata që nuk janë pjesë e tepsisë janë të shpërfillur, ndërsa kjo lejon. Çdo njeri duhet ta ketë të qartë që bashkëqeverisja është mundësia për të marrë zgjidhje. Mos dëgjoni të lodhurit e kazanit.”

Kjo përballje e qytetarëve drejtpërdrejt me ata që kanë pushtetin, theksoi shefi i ekzekutivit, është zgjidhja që edhe vendet më të zhvilluara i kanë dhënë ankesave të shkruara por të injoruara..

“Komunizmit dhe më pas nga Shqipëria deri në Francë dhe SHBA njerëzit shkruajnë ankesa për çështje që kanë të bëjnë me shtetin, në zyrat e deputetit dhe senatorëve. Edhe në parlamentin britanik ulen përballë si unë tani me ju dhe flasin. Kjo për të çuar zërin e qytetarit tek veshi i shtetit”.

Përndryshe…

“Nuk ka asnjë shans që po të mos ishte platforma të dëgjoheshin. Njësia administrative dhe bashkia sdo dinin çtë bëni. Kush do i priste kta në Tiranë. Kush do i dëgjonte.”

E meqë nuk heq dorë nga theksimi i veseve të këqija të shqiptarëve, devizën e promovimit të portalit ua dedikon pikërisht atyre.

“Me një klik gjen një mik, meqë shqiptarët vdesin për një mik”.

Është ky portal materializimi i premtimit elektoral për përfaqësimin e zërit të qytetarëve dhe trajtimin e barabartë të tyre, sipas Edi Ramës, ndaj fton këdo t’i drejtohet adresës shqipëriaqëduam.al për të marrë zgjidhjen që kërkon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!