Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama me ndjekësit: Kemi nisur punën për Samitin e NATO-s

schedule08:45 - 10 Qershor, 2025

schedule 08:45 - 10 Qershor, 2025

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se ka nisur punën për Samitin e NATO-s.

Ai theksoi se në dukje duket se ka  kohë, por kjo është mënyra se si procedohet për organizimin e këtyre eventeve gjeo-strategjike.

“Kemi filluar punën për samitin e NATO-s, në dukje ka kohë por në fakt kjo është mënyra se si punohet për samitet e NATO, fillon puna dy vjet përpara.

Pasi ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të gjitha kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës së mikpritjes dhe logjistikës.

Topi është në fushën tonë për të shkuar përsëri në qendër me një masterplan të përgjithshëm të organizimit”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!