Rama me mësuesit në Berat: Ku e keni rakinë, do na dalë Saliu të thotë…

schedule15:54 - 2 Prill, 2021

schedule 15:54 - 2 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa mësues, ndërsa ndodhet sot në Berat. Rama ishte i shoqëruar nga ministri Blendi Klosi dhe kandidati për deputet Nasip Naço.

Ndër të tjera kreu i qeverisë veçoi se mandati i tret u duhet për të çuar përpara reformat.

“Është e domosdoshme që ne të kemi mandatin e tretë për të thelluar reformat që gjithë sistemi ynë të funksionojë. Është akoma në një situatë ku e gjitha und të kthehet mbrosh. Në mandatin e tretë gjërat do të bëhen të pakthyeshme”, tha Rama.

Kryeministri nuk ka hezituar të shkëmbejë edhe batuta në tavolinë, ndërsa kërkonte një gotë raki.

“Mora një mesazh nga një subjekt që ne  e kemi mbështetur dhe tha do kam  mall të të takoj, por tha po në këtë periudhë jam i angazhuar me fushatën me PD. I thashë suksese takohemi pas 25 prillit, pavarësisht se do humbës je njeri që meriton mbështetje do jesh përsëri në vendin tonë. këta jemi ne. Gëzuar, s’po bëj dot këtu se këtyre skraparllinjve u ka humbur themelin e traditë, ku e kemi rakinë o Nasip. Na jepni sa për të bërë gëzuar. Ia vure fajin gardës tani, të dalë Saliu dhe të thotë Garda mban raki me vet. Do pijmë me ujë Nasip. Do na akuzojmë që po kthehemi te ato dollitë e së shkuarës,” tha Rama. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!