Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Laç, përpara presidentit turk Recep Tayip Erdogan ka folur me Hadithe dhe duke iu referuar fjalës së Profetit Muhamed për kuptimin e miqësisë. Miqësia me Presidentin e Turqisë për kryeministrin është më shumë se kaq, “është vëllazëri”.
“Mustafa Kemal Ataturk mbolli në shpirtin e Turqisë moderne frymën se njerëzimi është një trup i vetëm dhe çdo komb është pjesë e atij trupi. Ai tha se nuk mundet të themi se çfarë rëndësie ka të themi që një pjesë e këtij trupi është e sëmurë nëse ne s’jemi. Kuptimi që ai jep me vepra jo vetëm fjalë fjalës vëllazëri është mishërim i asaj që thotë profeti Muhamed, paqja e zotit qoftë mbi të: Asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllain e vetë të njëjtën gjë që dëshiron për veten e vetë“, tha Rama.
Rama ka treguar edhe një episod nga takimi i parë me Erdogan. Kreu i qeverisë e përshkroi Erdogan si një njeri të ftohtë, pasi siç thotë ai, në televizion presidenti turk nuk qesh. “Më shikonte dhe nuk buzëqeshte”, tregon Rama, duke përsëritur fjalët që i ka thënë Erdogan në atë kohë: “Unë, dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por unë do të të them vëlla, atëherë kur ti si kryeministër të meritosh respektin e popullit tënd”
Pjesë nga fjala e Ramës:
Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten miku i Presidentit Edrogan, madje një gazetare gjermane para disa kohësh më pyeti në një konferencë tha, a është e vërtetë që ju jeni miku i presidentit Erdogan dhe e keni vërtetë mik?
I thashë jo nuk është e vërtetë e kam shumë mik, nuk e kam mik… Po thoja që kam takuar thuajse të gjithë këta burrat e mëdhenj të shteteve për shkak të detyrës, dhe është vërtetë që shpesh janë kuriozë të dinë ç’është kjo miqësi kaq e ngushtë e imja me Presidentin e Turqisë.
Dhe zakonisht priren ta shikojnë këtë si cështje konspiracioni, jo Turqia otomane, jo xhamitë, jo aspiratat e Presidentit etj, kurse përgjigja ime është shumë e thjeshtë. Presidenti Erdogan thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Më besoni nuk është e lehtë në botën e sotme edhe në diplomacinë e sotme që të gjesh njerëz që po-në e kanë po dhe jo-në e kanë jo.
Kjo është arsyeja pse unë tani i solla këto episode se ja ku jemi sot. Këtu është materializimi i të gjithë fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet cfarë do te thotë Presidenti Erdogan kur thotë që Shqipërinë e kam në zemër dhe çfarë i dhemb Shqipërisë më dhemb edhe mua.
Mustafa Kemal Ataturku mboli frymën se njerëzimi është një trup i vetëm e cdo komb është pjesë e atij trupi. Ai tha se nuk mundet dot kurrë të themi cfarë rëndësie ka për ne që një pjesë e këtij trupi është e sëmurë sa kohë ne nuk jemi sëmurë. Këtë frymë Presidenti Erdogan e ka rrënjosur thellë tani në qasjen e Turqisë në mënyrën si e shikon botën dhe miqtë e saj.
Kuptimi që ai i jep me vepra jo vetëm me fjalë fjalës vëllazëri është mishërimi i asaj që thotë Profeti Muhamet, “asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllain e vet të njëjtën gjë që dëshiron për veten e vet”. /abcnews.al