Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama me kandidatët për Tiranën: Këto zgjedhje janë me rëndësi të posaçme gjeopolitike për Shqipërinë

schedule09:32 - 17 Mars, 2025

schedule 09:32 - 17 Mars, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste u shpreh se zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi kyçe pasi janë një provë për rrugëtimin drejt familjes europiane.

“Partinë Socialiste t’ia vëmë në dispozicion të gjitha atyre që ndajnë me ne qëllime të mëdha. Nuk ka pasur një moment zgjedhor si ky me një peshë specifike dhe gjeopolitike. Patjetër që të gjitha zgjedhjet kanë qenë të rëndësishme, por këto zgjedhje kanë peshe specifike të posaçme, sepse besoj se qysh nga zgjedhjet e para pluraliste, këto zgjedhje janë të para zgjedhje që kanë një rëndësi të posaçme gjeopolitike për Shqipërinë. Për herë të parë në eksperiencën time të drejtpërdrejtë, shoh që mundësia e Shqipërisë për të hyrë në BE është konkrete dhe e prekshme”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!