Rama mbledh grupin e PS: Zgjedhjet e 11 Majit zhvillohen në një kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik. Kanë peshë të madhe për të ardhmen e vendit

schedule09:15 - 10 Mars, 2025

schedule 09:15 - 10 Mars, 2025

Pas takimeve intensive me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e kësaj të hëne grupin parlamentar. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se zgjedhjet e 11 Majit do të zhvillohen në një kontekst të dyfishtë, në aspektin e brendshëm dhe në atë të gjeopolitik.

Sipas Ramës, fitorja më 11 Maj është më shumë sesa një fitore për partinë, por përcaktohet gjithashtu edhe e ardhmja e vendit.

Disa mendime në një mbledhje që është pak e pazakontë por të marrim parasysh traditën e procesit të përgatitjes të skuadrës kombëtare të PS, sepse unë besoj që edhe vetë situata, edhe vetë rëndësia, edhe vetë konteksti i këtyre zgjedhjeve është shumë i pazakontë. Dhe besoj që është me rëndësi të veçantë që të gjithë ne që jemi këtu, familja jonë e madhe politike të vetëdijësohet sa më shumë për rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve në një kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik. Besoj që qysh se unë kam privilegjin të udhëheq këtë forcë politike dhe në të gjitha zgjedhjet e deri sotme, 9 të tilla në asnjë prej tyre pasha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme siç është në këto zgjedhje. Këto zgjedhje zhvillohen në një kontekst dyfish të jashtëzakonshëm, njëri kontesti i marrëdhënieve tona me BE dhe BE me Shqipëriën dhe Ballkanin Perëndimor dhe tjetri është konteksti i anëtarësimit sonë në aleancën euroatlantike dhe sigurisë në tërësi. Zgjedhjet e 11 majit nuk janë aspak të zakonshme dhe rezultati i 11 majit është më shumë sesa rezultat i partive politike apo në rastin tonë është më shumë sesa fitore e PS në vetvete. Për ne si familje politike dhe për flamurin tonë ka qenë gjithmonë e rëndësisë të veçantë që të fitojmë zgjedhjet. Por në 11 Maj rëndësia e fitores dhe vetë rezultati i zgjedhjeve kanë një peshë mbi të ardhmen e afërt të vendit shumë më të madhe sesa çkanë pasur më përpara 9 herë me radhë.”, u shpreh kryesocialisti./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!