Rama me ekselentët e Mësuesisë: Bursë studimi një mijë dollarë në vit

schedule13:54 - 22 Tetor, 2018

schedule 13:54 - 22 Tetor, 2018

Qeveria ka vendosur jo vetëm të përjashtojë nga tarifat e studimit të gjithë studentët ekselentë që kanë zgjedhur degën e mësuesisë, por edhe t’ju akordojë një bursë prej një mijë dollarësh në vit. Kjo bursë tha kryeministri Rama gjatë takimit me studentët, do t’u jepen për aq kohë sa do të vazhdojnë të jenë ekselentë në ciklin universitar.

“Është një ditë shumë e bukur, se kemi pritur prej kohësh që nga karriera e gjatë një testi të bërë pak kohë më parë dhe…”

Përshkrimin e ditës që i ka sjellë përballë studentët ekselentë që kanë zgjedhur mësuesinë e ndërpreu një prej atyre vajzave që nuk janë dakort për çfarë thuhet për reformën në arsim.

Kryeministri Edi Rama vazhdoi fjalimin e përgatitur pas zgjidhjes që iu dha

“Merreni përcilleni vajzën… me siguri ngelëse, po janë shfaqje të kudondodhura në botën e internetit”.

Duke ju rikthyer arsyeve pse është e bukur kjo ditë për kreun e qeverisë, ai nënvizoi se më në fund do të vijë një brez mësuesish që e meritojnë këtë emër.

“Pasi vendosëm që askush me notë mestare nën 7 nuk mund të ndjekë Mësuesinë”.

Qeveria ka vendosur që studentët ekselentë të mos paguajnë tarifë studimi po jo vetëm kaq por ka hapur edhe arkën e buxhetit për të nxjerrë preaj atje bursën prej një mijë dollarësh në vit.

“Kemi vendosur që për të gjithë nxënësit e ekselencës që janë pjesë e mësuesisë të ketë edhe bursë vjetore prej 1 mijë dollarësh dhe që do jepet muaj pas muaji”.

Kjo bursë do të vazhdojë tha kryeministri Edi Rama për aq kohë sa ata do të jenë studentë ekselentë.

“Nuk është thjesht bursë e vitit të parë , po për të gjithë studentët e mësuesisë që vijnë nga ekselenca dhe do mbeten ekselentë deri në fund”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!