Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulja e çmimit te energjisë/ Rama: Arritje e qeverisë, e para që nga 1990

schedule18:09 - 25 Shkurt, 2025

schedule 18:09 - 25 Shkurt, 2025

TIRANË- Ulja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë për Edi Ramën është një nga arritjet kryesore të qeverisë së tij. Përpara strukturave socialiste, kreu u qeverisë tha se ky vendim ka ndikuar drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve.

“Kemi bërë uljen e parë të çmimit të energjisë, që nga viti 1990. Energjia vetëm është rritur, është rritur, është rritur. “Jo, po u këputët ju, se e ulët një lek”. Po, ulëm një lek, në nëntë lekë, nuk ulem një lek në një mijë lekë. Nga 9.5 u bë 8.5, pra u ul 10. 5%. Ky 10.5% në çdo kilovat, në fund fare për një pensionist, për një familje me të ardhura të ulëta është shumë”, tha ai.

Njëjte siç ka ndodhur edhe me dy bonuset për pensionistët të cilat thote se kanë ardhur për shkak te rritjes ekonomike. Megjithatë është i vetëdijshëm se nuk është bërë mjaftueshëm për këtë kategori.

Si arrijmë ne të shkojmë nga një bonus për pensionistët që ishte 50 mijë lekë vjetra, si shkojmë ne në një bonus si ai që dhamë i fundvitit, që në totalin e vet ishte 100 milionë euro? Po si mund të bëjmë ne dy bonuse njërin pas tjetrit? 60 e kusur milionë euro ky i dyti, sepse na jep mundësinë ekonomia. Se ne nuk presim lekë, janë paratë që mbledhim nga puna, nga prodhimi, nga të ardhurat. Janë mjaftueshëm? – Jo nuk janë mjaftueshëm, por ama janë më shumë në mënyrë domethënëse më shumë seç ishin”, tha ai.

Rama pranon edhe problematikat me hipotekën edhe pse është i bindur se vetëm socialistët mund ti japin zgjedhje, ndaj edhe kërkon votën e qytetarëve me 11 maj për të çuar përpara digjitalizimin e kadastrës.

“Ky problemi që kemi me hipotekën është një arsye për ta votuar Partinë Socialiste apo është një arsye për të mos e votuar Partinë Socialiste? Kjo është pyetja. Dhe më duket mua që kjo pyetje është, nuk do as mënd, as kalem, se në qoftë se nuk e voton Partinë Socialiste, nuk ka shans që në këto dy vite e pak të mbetura për të plotësuar përfundimisht objektivin e transformimit komplet të Kadastrës në një shërbim nga A-ja tek Zh-ja digjital, siç kemi ato të tjerat, sepse e kemi angazhim me Bashkimin Europian këtë gjë, të vijnë ta bëjnë të mosozotshmit. Kush ta bëjë? Këneta ta bëjë? s’ka shans”, u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!